Wednesday, April 6, 2011

Studimi, 97% e meshkujve s’e dinë ç’është andropauza Shqiptarët s’e njohin “sëmundjen” e seksit.Specialistët: Po bëhet një problem madhor i shëndetit publik .

Seksi është ende një tabu për shqiptarët. Aq më tepër kur bëhet fjalë për andropauzën, “sëmundjen” që u prish cilësinë e jetës seksuale, por edhe pamjen fizike, meshkujve. Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik, meshkujt shqiptarë, jo vetëm që nuk e çojnë ndër mend të bëjnë një vizitë te andrologu, por as e dinë se çfarë është andropauza. Specialistja, Lumturi Mërkuri, që ka marrë pjesë në këtë studim, thotë se është ulur mosha kur ‘sëmundja’ fillon e shfaqet duke prishur jo vetëm aktivitetin seksual, por edhe pamjen fizike.


Studimi
Sipas një studimi të bërë nga ISHP, 97% e meshkujve nuk e njohin andropauzën, e cila është ulja e nivelit të hormonit mashkullor, testosteronit. Studimi i Institutit të Shëndetit Publik ka nxjerrë në pah se meshkujt shqiptarë pothuajse nuk kanë dëgjuar asgjë për këtë faze delikate, e cila prish cilësinë e jetës së tyre, duke filluar nga aktiviteti seksual e deri tek pamja fizike. “Është duke u bërë një problem madhor i shëndetit publik për shkak të sëmundshmërisë e paaftësisë të lidhur me të.

Të dhënat e studimit kanë teguar se meshkujt shqiptarë nuk shkojnë te andrologu, madje ata as nuk kanë informacion se çfarë është andropauza”, - na thotë Lumturi Mërkuri. Mosha kur çdo mashkull, kalon në andropauzë, është rreth të 45-ave, por studimi ka vërejtur se në vend, janë të prekur edhe 30-vjeçarët. Specialistët kujtojnë se duhet bërë kujdes për një dietë të shëndetshme, reduktim e menaxhimi i stresit dhe aktivitet fizik sistematik. Por ulja e nivelit të testosteronit, mund të kurohet me anë të terapisë hormonale. Sipas specialistëve, nëse një mashkull do të kryente një injeksion në tre muaj, ai mund të bëjë një jetë normale pa e ndjerë këtë stad të jetës. 

Sipas specialistëve, andropauza është definuar si “një ndryshim multidimesional i jetës së një mashkulli i cili përfshin aspektin hormonal, fizik, psikologjik, interpersonal, seksual, social dhe shpirtëror-ku secili mund të ketë zgjatje dhe shkallë intesiteti të ndryshëm në individë të ndryshëm. 

“Andropauza është e nëndiagnostikuar dhe nëntrajtuar, andropauza natyrale, e cila ndodh gjatë moshimit (artificiale-rezultat i sëmundjeve, kirurgjikale apo dëmtimeve të ndryshme) ndodh gradualisht duke filluar mbas moshës 30 vjeç, por zakonisht mosha është ajo midis 40-55 vjeç. Rënie e testosteronit 1% në vit pra gjatë 1 dekade 10%. Ndodh në mënyrë të fshehtë e graduale së bashku me moshimin, prandaj ja atribuojnë moshimit, dhe është e padiagnostikuar madje edhe prej mjekëve dhe prandaj është e vështirë të përcaktohen kufijtë e qartë moshore të saj (31-80) me një zgjatje 5-15 vjet”, - na shpjegon Lumturi Mërkuri. 

Studimi është realizuar nga ISHP dhe UNFPA me një kampion përfaqësues 41-65 vjeç, nga i gjithë vendi, me banim zona rurale e urbane. 


  • 30 vjeç është mosha më e hershme kur shfaqet
  • 64.6 % e shqiptarëve nuk e njohin mjekun androlog.
  • 97 % e shqiptareve nuk e dinë se çfarë është andropauza.
  • 50% e meshkujve nuk kryejnë aktivitet fizik.
  • ¾ e meshkujve e shohin diskutimin mbi seksin si tabu.
  • 90 % të meshkujve nuk u ka rënë asnjëherë në dorë ndonjë material mbi sëmundjen.
  • 97.2 % e meshkujve nuk janë vizituar ndonjw mjek androlog.
  • 45 vjeç është mosha normale e shfaqjes së saj.
  • 1 %  çdo vit ulet testëroni tek meshkujt.
  • 10 % është ulja në çdo dekadë.
  • 80% e meshkujve nuk dinë të përmendin asnjë shenjë të andropauzës.


Shenjat e sëmundjes

Ndjesinë sikur ju ka kaluar mosha
Rënie e energjisë mendore dhe fizike (produktivitet të ulët, harrojnë nuk mbajnë mend, janë të lodhur),
Rënie të humorit, mërzitje, nervozizëm
Dëshirës për punë,
Çrregullime të gjumit,
Rënie e masës muskulare dhe rritje e masës dhjamore
Çrregullime të lidhura me aktivitetin seksual,
Një risk për sëmundje kardiovaskulare
Osteoporozë-fraktuara-sot më të shprehur te meshkujt se femrat për shkak të marrjes kalciumit e vitaminës D


Mjekimi
Terapi zëvendësuese hormonale me TESTOSTERON
Përmirëson mjaft kualitetin e jetës
Më energjik
Më produktiv
Me humor
E marrin jetën me entuziazëm
Përmirësime ne karakterin dhe personalitetin e tyre
Ulet risku për fraktura dhe sëmundje kardiovaskulare



No comments:

Post a Comment